Albini, avokat i Rakiqit: Qe qysh flirtonte me të në Facebook dhe në Kuvendin e Kosovës

Albini, avokat i Rakiqit: Qe qysh flirtonte me të në Facebook dhe në Kuvendin e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë deklarata që kanë zënë në befasi opinionin publik për ministrin Goran Rakiq – përkundër qëndrimeve të njohura më parë për të dhe Listën Srpska. Por, ‘flirti’ i Kurtit për prijësin e Listës Srpska shtrihet pak më gjatë se veç më 22 shtator 2021, ora 13:00.

Goran Rakiq nga Lista Srpska është raportuar se ishte pjesë e protestës që po bëjnë serbët kundër aksionit në veri të vendit për targat.

Madje, mund të menohet se Rakiq me pjesëtarët e tjerë të Listës Srpska kanë dhënë lejen dhe infrastrukturën për të organizuar protestën në fjalë.

Vet Kurti e ka pranuar se kamionët që po përdoren janë pjesë e institucionve komunale që udhëhiqen nga Lista Serbe.

Por, Kurt kryeministri shkoi në një nivel tjetër të flirtit me ministrit të tij për Kthim dhe Komunitete, përcjell Periskopi.

“Nuk mendoj që duhet të marrë masa ndëshkuese ndaj tij [për pjesëmarrjen në protestë]. Ai ka shkuar atje për të mos eskaluar situata. Me ministrin Rakiq kemi dallime – nganjëherë më të vogla, nganjëherë më të mëdha. Por, për komunikimin me të nuk mund të ankohem. Nuk e kam përshtypjen që ka shkuar të marrë pjesë atje e të organizojë protestën.” – deklaroi z. Kryeministër .

Sidoqoftë, Kurti kishte ‘trashur’ miqësinë e tij me Kurtin edhe përmes rrjeteve sociale.

Në të paktën tri raste, ai i ka shpërndarë Rakiqit fotografi profesionale e të bukura nga mbledhjet e Qeverisë së Kosovës.

Madje, Kurti e kishte përshkruar Rakiqin edhe me fjalë të mira në ekspozenë ku njoftonte kabinetin e tij qeveritar.

“Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, për një shoqëri multietnike që ofron mundësi për të gjithë” – kishte shkruar z. Kurti.

Sa ishte në opozitë, Kurti kishte sulmuar ashpër këdo që kishte bashkëpunuar me z. Rakiq dhe Listën Serbe. /Periskopi

Shpërndaje në: