Albini me ekzibicion të radhës: Citon Nikollë Nikprelajn dhe At Gjergj Fishtën në një fjali

Albini me ekzibicion të radhës: Citon Nikollë Nikprelajn dhe At Gjergj Fishtën në një fjali

Kryeministri Kurti njihet për aventurat e tij të jashtëzakonshme gjuhësore, e të cilat edhe ia fituan zgjedhjet e 14 shkurtit dhe ia humbën zgjedhjet lokale. Së fundi, në Mbledhjen e Përbashkët me Republikën e Shqipërisë ai ka bërë një ekzibicion tjetër.

Ai ka cituar këngëtarin Nikollë Nikprelaj por edhe shkrimtarin që kishte mbështetur fashizmin gjatë Luftës së II Botërore, At Gjergj Fishtën.

“Sa herë që vi në Shqipëri, kam ndjesi të veçantë që nuk përshkruhet lehtë. Nikollë Nikprelaj thoshte se jemi si nje lis me dy degë. Me pak fjalë, jemi një. Edhe dialektet tona po njësohen. Të thuash se jemi të lumtur si komb i ndarë, do ishte marrëzi. Të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar, të thonë nacionalistë. Si patriotë duhet t’i luftojmë sot dy shtetet tona. Fishta thoshte “vërtetë ne kemi bajram e pashkë, por shqiptarinë e kemi të përbashkët” ka thënë kryeministir Kurti, përcjell Periskopi.

Kurti dhe Rama janë paraqitur me maska pandemie ku shfaqeshin flamujt e shteteve tona. /Periskopi

Shpërndaje në: