Albinit i bashkëngjitet ministër Mehaj në Amerikë

Albinit i bashkëngjitet ministër Mehaj në Amerikë

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj mbrëmë ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditëshe në SHBA.

Me këtë rast, Ministri Mehaj, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përveç tjerash, do të priten nga autoritetet më të larta shtetërore politike dhe ushtarake të Shtetit të Iowa-s.

“Republika e Kosovës dhe shteti i Iowa-s, kultivojnë partneritetin e ngushtë ndërshtetëror tashmë mbi një dekadë dhe vizita përkatëse është në funksion të forcimit të mëtejmë të këtij partneriteti” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Shpërndaje në: