Albulena Balaj caktohet zëvendëskryeministre nga radhët e Nismas

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, do të jetë befasia ekskluzive e këtij subjekti për Qeverinë e re.

Klan Kosova merr vesh se ajo do të jetë Zëvendëskryeministrja e re e Kosovës, meqë këtë post ajo e merr në Qeverinë Hoti.

Më tej mësohet se Vesel Krasniqi do marrë postin e Ministrit të Tregtisë dhe Skender Reçica atë të Ministrisë së Punës.

Thuhet që aryseja e përzgjedhjes së Balaj-Halimajt në këtë pozitë, është fuqizimi i gruas në Kuvend, por edhe performanca e saj e mirë në Parlamentin e Kosovës.

Shpërndaje në: