Aleati i Putinit reagon ndaj vendimit të Finlandës: Po rriten gjasat për luftë direkte Rusi-NATO

Aleati i Putinit reagon ndaj vendimit të Finlandës: Po rriten gjasat për luftë direkte Rusi-NATO

Një nga aleatët më të afërt të presidentit rus, Vladimir Putin, ka reaguar ndaj lajmeve se Finlanda dhe Suedia janë duke lëvizur drejt anëtarësimit në NATO dhe ka paralajamëruar se Perëndimin është duke e rritur mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës, gjë që është duke e nxitur një konflikt në mes Rusisë dhe aleancës ushtarake, shkruan CNN, përcjell Periskopi.

Dmitry Medvedev, ish-president rus që tani është zëvendës-kryetar i këshillit të sigurisë së Rusisë, tha se një konflikt me NATO-n gjithmonë mbanë rrezikun që të shndërrohet në një luftë totale bërthamore.

“Vendet e NATO-s që po dërgojnë armë në Ukrainë, që po i stërvisin trupat për t’i përdorur armët perëndimore, që po dërgojnë mercenarë dhe ushtrimet e vendeve aleate afër kufirit rrisin gjasat e një konflikti direkt dhe të hapur në mes Rusisë dhe NATO-s”, tha ai një postim në Telegram.

“Një konflikt i tillë gjithmonë ka rrezik që shndërrohet një loftë totale bërthamore dhe kjo do të ishte një skenar i tmerrshëm”, përfundoi Medvedev. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: