Aleksandër Vuçiq reagon pas tërheqjes së urdhër-arrestit për Radojçiqin

Aleksandër Vuçiq reagon pas tërheqjes së urdhër-arrestit për Radojçiqin

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka reaguar pasi që dje është raportuar se është tërhequr urdhër-arresti ndaj Milan Radoiçiqit.

Dje në media është raportuar se  Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për tërheqjen e urdhër arrestit ndaj Milan Radoiçiqit i cili ishte i dyshuar për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Milan Radoiçiq ka qenë në kërkim me anë të një letër- rreshtimi në lidhje me vrasjen e ish- politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq. Radoiçiq po dyshohet se ka marrë pjesë në organizimin dhe vrasjen e Ivanoviqit.

Vuçiq ka reaguar për këtë rast duke thënë se “ne e dinim gjatë gjithë kohës që Radoiçiq nuk mori pjesë në vrasjen e Oliver Ivanoviq”.

“Kam lexuar lajmet, por nuk jam i sigurt se çfarë saktësisht ka atje, sepse nuk e besoj kurrë derisa të kalojnë disa ditë, kështu që nuk jam i sigurt se çfarë thanë autoritetet shqiptare në Prishtinë. Unë ju kam informuar për këtë disa herë”, tha Vuçiq.

Ai thotë se autoritetet serbe morën në pyetje Radoiçiqin dhe se ndryshe nga të tjerët, ai kaloi poligrafin.

“Ai ra në tema të tjera, por ai e kaloi çështjen e vrasjes së Oliver Ivanoviq,” deklaroi Vuçiq.

“Po tregohet se si ishin ato histori dhe sa të pabazuara ishin. Kush do t’ia kthejë tani njeriut që na akuzoi. Presidenti i një vendi u akuzua për pjesëmarrje në një vrasje,” tha presidenti serb.

Shpërndaje në: