Alexis Saelemaekers ka çmendur fansat me atë që duket lëvizje e pamundur kundër Atl Madridit

Alexis Saelemaekers ka çmendur fansat me atë që duket lëvizje e pamundur kundër Atl Madridit

Milan i mbajti shpresat gjallë për vazhdim të aventurës në Champions League kundër Atletico Madridit, të mërkurën.

Para ndeshjes në Wanda Metropolitano, italianët ishin pa fitore në Evropë këtë sezon dhe patën nevojë për një fitore për të shmangur eleminimin e turpshëm, një xhiro më herët.

Dhe një gol në minutën e 87 nga i ardhuri gjatë verës, Junior Messias – njeriu i cili po luante në Serie D tre vite më parë – mjaftoi për t’i siguruar fitore 1-0 ‘Rossonerëve’, transmeton Periskopi.

Ishte një triumf që Milani e meritoi, pasi ishte larg skuadër më e mirë.

Djelmoshat e Stefano Piolit dominuan në posedim dhe bënë 13 goditje drejt portës, krahasuar me vetëm gjashtë të Atleticos.

Dhe gjatë natës së madhe evropiane për Milanin, belgu Alexis Saelemaekers shfrytëzoi mundësinë që t’ua heq trurin fansave.

Disa sekonda pas përfundimit të pjesës së parë, anësori i ri vendosi të performonte një lëvizje që u duk gati e pamundur të arrihej.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: