Ali Ahmeti pas tragjedisë në Bullgari: Lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve

Ali Ahmeti pas tragjedisë në Bullgari: Lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve

Ali Ahmeti ka reaguar pas aksidentit tragjik të një autobusi nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku humbën jetën të paktën 45 qytetarë.

Ahmeti, përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook, ka thënë që lut zotin t ju falë durimin familjarëve dhe shërbim të lënduarëve.

Shkrimi i plotë:

Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm.

Aksidenti i tmerrshëm i trafikut në Bullgari mori jetën e kaq shumë qytetarëve tanë.

Në këto çaste të rënda pikëllimi dhe dhimbjeje, shpreh ngushëllime më sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari dhe lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve.

Shpërndaje në: