Ali Jonuzi i VV-së, i jep përkrahje të madhe Ferit Idrizit për kryetar të Vushtrrisë

Ali Jonuzi i VV-së, i jep përkrahje të madhe Ferit Idrizit për kryetar të Vushtrrisë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka marrë përkrahje nga Ali Jonuzi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Idrizi ka publikuar një fotografi me Jonuzin në odën e tij ku tha se ishte e mbushur plot me burra të lagjes Jonuzi dhe fqinj të tyre, të cilët i ofruan mbështetje të fuqishme.

“Mbështetje si kjo e cila vjen nga Baca Ali, ka një domethënie të veçantë dhe më bëri të ndjehem krenar.
Faleminderit shumë për respektin dhe mbështetjen, Baca Ali dhe Familja Jonuzi”, ka shkruar Idrizi.

Postimi i plotë:

MBËSHTETJE E FUQISHME NGA ALI JONUZI
Sonte, oda e madhe e Ali JONUZIT ishte e mbushur plot me burra të lagjes Jonuzi dhe fuqinjë të tyre, të cilët më nderuan me pritjen dhe mbështetjen e fuqishme që më dhanë.
Mbështetje si kjo e cila vjen nga Baca Ali, ka një domethënie të veçantë dhe më bëri të ndjehem krenar.
Faleminderit shumë për respektin dhe mbështetjen, Baca Ali dhe Familja Jonuzi.

https://www.facebook.com/1939555702928079/posts/3023660851184220/?sfnsn=mo

 

Shpërndaje në: