Alioski: Merituam një pikë ndaj Ukrainës

Alioski: Merituam një pikë ndaj Ukrainës

Maqedonia e Veriut pësoi humbjen e dytë nga dy ndeshje në “Euro 2020”, kësaj radhe ndaj Ukrainës me rezultat 2-1.

Golin e vetëm për Maqedoninë e Veriut e shënoi futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski.

Shqiptari ka folur pas ndeshjes, duke besuar që skuadra e tij e meritoi një pikë.

“Në pjesën e parë duhet të kishim presion më të mirë, të ishim më agresivë dhe ky ishte problemi ynë, nuk u futëm në ritëm. Ne pësuam dy gola dhe është vështirë të kthehesh kur je duke humbure 2-0 në Evropian”.

“Ne duhet të kishim luajtur tërë ndeshjen si në pjesën e dytë. Çdo ndeshje është e vështirë, duhet të jesh maksimalisht i përqendruar dhe serioz”.

“Ishte e rëndësishme për ne të merrnim një pikë sot dhe me atë që treguam në pjesën e dytë merituam. Pse nuk luajtëm tërë ndeshjes si në të dytën, kjo është një pyetje, por tani po pyesim pse, sepse është thjesht futboll”, ka thënë Alioski.

Shpërndaje në: