Aliu me mantelbardhët: Ferizaj që duam, në mandatin e ri ka objektiv të qartë shëndetësinë

Aliu me mantelbardhët: Ferizaj që duam, në mandatin e ri ka objektiv  të qartë shëndetësinë

Kandidati për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu sot ka nisur ditën me mantelbardhët me të cilët foli rreth situatës me pandeminë.

‘’Me mantelbardhët nisa ditën. Ata nisin ditën çdo ditë në luftë me pandeminë. Në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, urova për detyrën drejtorin e ri, gjersa temë e diskutimit në vizitën time edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik, ishte pandemia dhe menaxhimi i saj. Ata bën shumë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga pandemia, e ne iu gjendëm në çdo hap pranë’’, ka shkruar në Facebook Aliu.

Tutje ai ka renditur objektivat në fushën e shëndetësisë në mandatin e ri.

‘’Ferizaj që duam, në mandatin e ri, ka objektiv të qartë shëndetësinë, duke rritur e fuqizuar kapacitetet e saja, që nga ndërtimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ndërtimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare në Koshare dhe Rakaj, insistimi tek Ministria e Shëndetësisë që sa më parë të përfundoj ndërtimi i Spitalit të Ri – projekt i bartuar nga ana e tyre, e deri tek themelimi i Qendrës Diagnostike në kuadër të shërbimit primar shëndetësor, investime këto që i bëjnë mijëra punonjës shëndetësor të Ferizajt të punojnë në kushte të përshtatshme pune, duke rritur kështu njëkohësisht cilësinë e shërbimeve për pacientët’’.

Shpërndaje në: