Aliu: Shkolla speciale e kulturës fizike, një nga kryeprojektet për arsimin, sportin dhe të rinjtë

Periskopi.com Lajme

Kryetari aktual dhe njëhereshit kandidati për kryetar të komunës së Ferizajit, Agim Aliu përmes një postimi ka bërë të ditur se Shkolla speciale e kulturës fizike, është një nga kryeprojektet për arsimin, sportin dhe të rinjtë.

“Qeveria e drejtuar nga unë, ka moshën më të re të udhëheqësve politik në historinë politike të Ferizajt. Projektet më madhore të ndryshimit të Ferizajt kanë dorën e projektimit e punën e të rinjve. Po, të rinjve i besuam përgjegjësi të larta shtetërore e bashkëqeverisëm”, tha ai.

Më pas ai vazhdoi duke treguar ofertat e tyre për të rinjtë e kësaj komune.

“Shkolla Digjitale, shkolla speciale e kulturës fizike, fondi i rinisë, terrene e palestra sporti e rekreacioni e padyshim edhe nisma tjera, janë oferta jonë për të rinjtë, besim që e kemi dëshmuar gjithmonë”, u shpreh ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: