Alketa Vejsiu do prezantojë Sanremon

Periskopi.com Showbiz
Alketa Vejsiu ka realizuar ëndrrën e saj për të prezantuar festivalin prestigjioz të Sanremos këtë vit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja duke u shprehur se kjo është dita e saj më e lumtur.

Alketa do ta prezantojë Sanremon bashkë me shumë figura të njohura italiane si Monica Belluci, Antonella Clerici, Diletta Leotta, Laura Chimenti, Sabrina Salerno.

Prezantueset italiane dhe Alketa do drejtojnë këtë vit festivalin në krah të prezantuesit italian Amadeus, raporton “Xing”.

“Po qaj me Lot Gezimi! Eshte dita me e lumtur e karrieres sime! Faleminderit Shqiperia. Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj”, shkruan Alketa.

Festivali i Sanremos do të mbahet këtë vit nga data 4 deri në 8 shkurt.

Shpërndaje në: