Alkooli dhe femrat i shkatërruan karrierën, këto janë shprehjet më të famshme të legjendës së Unitedit

Alkooli dhe femrat i shkatërruan karrierën, këto janë shprehjet më të famshme të legjendës së Unitedit

Geroge Best konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit edhe pse nuk pati një karrierë të gjatë. Veshur me fanellën e Manchester United, Best, e arriti shumë shpejt suksesin që u pasua edhe nga fama. Por, kjo e fundit do t’i sillte telashet më të mëdha si pasojë e pijeve alkoolike.

Së fundmi, janë kujtuar edhe disa nga thëniet më të famshme të Geroge Best, nga “Nëse do të isha i shëmtuar nuk do të dëgjonit për Pele”, deri tek ajo për Beckham: “Beckham? Ai nuk mund të godasë me të majtën, nuk godet me kokë, nuk mund të mbrojë, nuk shënon shumë gola. Përveç këtyre, është lojtar i mirë.

1-Linda me shumë talent, por ndonjëherë kjo është shkatërruese.

2-Në vitin 1969 hoqa dorë nga alkooli dhe femrat. Ishin 20 minutat më të këqija në jetën time.

3-Kisha një ship pranë një plazhi, por për të shkuar atje duhej të kaloja nga një bar. Nuk shkova asnjëherë të lahesha.

4-Shpenzova një thes me para me makina, femra dhe alkool. Pjesën tjetër, thjesht i shpërdorova.

5-Sa herë shkoj diku, janë rreth 60 njerëz që kërkojnë të më qerasin me një pije. Unë thjesht nuk di të them jo.

6-Nuk është e vërtetë që kam fjetur me 6 Miss World. Kanë qenë vetëm tre.

7-Pele thotë se mendon se unë jam më i miri në histori. Unë asnjëherë nuk jam ndjerë inferior ndaj një futbollisti tjetër. Nëse unë do të kasha lindur i shëmtuar, ju nuk do të kishit dëgjuar për Pelen.

8-Mbase “ të jesh vetëm” është një fjalë e fortë, por unë gjithmonë e kam shijuar të “jem vetëm”.

9-Do të ktheja të gjithë shampanjën e këtyre viteve, për të luajtur edhe një ndeshje europiane me Erik Kantona në old Trafford.

10- Bekam? Ai nuk mund të godasë me të majtën, nuk godet me kokë, nuk mund të mbrojë, nuk shënon shumë gola. Përveç këtyre, është lojtar i mirë.

11-Njëherë thashë se IQ e Gaskonj është më e vogël se numri i fanellës së tij dhe më vonë ai më pyeti se çfarë është IQ?

12-Kam aq të dashura sa kokrra rëre në det, prandoj po e lë futbollin.

13-Shumë lojtarë janë quajtur si “Xhorxh Best i Ri”, por vetëm me Kristiano Ronaldon e kam marrë si compliment.

14-Është për të qeshur kur gazetarë më shohin si një yll në rënie. Ata ulen në një zyrë prej orës 9 deri në 5 dhe nuk e di sa paguhen, por mua më japin pesë mijë euro për intervistë. Tani, kush është një yll në rënie?

Shpërndaje në: