“Allahu azoegjel dhe Vetëvendosje”, Valon Syla e quan partinë e Kurtit marksista dhe mesjetar

“Allahu azoegjel dhe Vetëvendosje”, Valon Syla e quan partinë e Kurtit marksista dhe mesjetar

Gazetari Valon Syla ka pyetur se pse hoxhallarët po kërkojnë që të ndërpritet greva.

Fillimisht ai deputetin e VV-së Ardian Golën e quan “islamist”, duke vazhduar me myftiun Naim Tërnava që të martën doli në një konferencë për media dhe kërkoi ndërprerjen e grevës.

Po ashtu, Syla citoi edhe Osman Musliun që tha se “kurrë nuk ka marrë rrugë”.

E përmendi edhe drekën me pasul që Kurti e kishte me Osman Musliun.

E përmend edhe terroristin Lavderim Muhaxherin i cili u vra në luftën e Sirisë, thotë se “edhe ai do ta bënte të njëjtën kërkesë kundër grevës”.

Postimi i plotë:

Hej çfarë kombinimi interesant. Janë çu hoxhallarët kunder protestave, pasi që ky islamisti Gola si kryenegociator i VV’së deshtoj me bind SBASHK’un. Ky pak edhe me tarikate dështoi. Menihere u çu pas tij Naim Tërrnava si origjinal Suni, me konferencë dhe me zgjidhje…

Mulla Osmani MC R&B tha qe 38 vjet skam marrë rrogë. Çka kanë mësuesit që po lypin. Pytja është kush ja u paska jep rrogën Hoxhës qê hajke pasul me Albin Kurtin.

Ka vdek Lavdrim Muhaxheri. Në fakt e kanë vra. Se edhe ato me thirrë mangut me Rrahman Jasharin ndoshta e kish bind.

Keni lujtë, përnime. Ju jeni minimarksista, ju kam thonë ma heret. Por tash po ja u shtoj edhe mesjetar. Pra ju VV jeni një turmë minimarksiste-mesjetare.

Pra kifle, kunxha, tomël, ujë të kamarierit, hoxhë me pasul dhe negociata me BIK me mësuesa.

Allahu Azoegjel dhe Vetëvendosje… hajant në burg. Kishe.

Shpërndaje në: