Allegri dhe Morata fjalosen ashpër gjatë ndeshjes Juventus-Genoa

Allegri dhe Morata fjalosen ashpër gjatë ndeshjes Juventus-Genoa

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri dhe sulmuesi Alvaro Morata u përfshinë në një debat të ashpër gjatë ndeshjes të së dielës kundër Genoas.

Me Juventusin që avanconte me rezultat 1-0 në minutën e 73-të, Allegri vendosi ta largonte Morata-n nga loja dhe ta inkuadronte Moise Kean në vend të tij.

Vendimi i Allegrit nuk i pëlqeu Moratas dhe kjo u pasua me ofendime ndaj njëri-tjetrit në vijën e fushës derisa Morata u ul në pankinë.

Morata po bëntë paraqitje shumë të mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe në minutën e 72-të, sulmuesi u ndëshkua me karton të verdhë për përplasjeje me Davide Biraschin e Genoas.

Kjo e shtyu Allegrin ta largonte spanjollin dhe derisa ai po ecte pranë Allegrit ky i fundit i shtyu me krahë dhe i tha disa fjalë në formë kritike.

Mikrofonat në brendësi të fushës e kapën Allegrin duke thënë: “Ke bërë një faull, duhet të heshtësh!”

Sulmuesi u përgjigj me inat: “Çfarë kam bërë?!”

I pyetur nga “DAZN” për incidentin pas ndeshjes, Allegri tha: “Ai u ndëshkua me karton të verdhë, ai po vazhdonte të debatonte dhe kështu unë preferova ta largoja”.

Juventusi e fitoi ndeshjan ndaj Genoas me rezultat 2-0 me golat e Dybalas dhe Cuadrados.

Shpërndaje në: