Allegri e pranon fajin: Bëra zëvendësime të gabuara ndaj Milan

Allegri e pranon fajin: Bëra zëvendësime të gabuara ndaj Milan

Juventus akoma nuk ka gjetur fitore këtë sezon në Serie A.

‘Zonja e vjetër’ luajti baras edhe sonte ndaj Milan, me rezultatin 1:1, ndonëse ishte në epërsi.

Allegri pas ndeshjes ka pranuar një pjesë të fajit, duke thënë se bëri zëvendësime të gabuara në këtë ndeshje.

“Do ta pranoj se kam bërë gabime në zëvendësime, e kuptova gabimisht”, ka thënë Allegri, transmeton Periskopi.

“Duhej të kisha vendosur më shumë lojtarë defensivë, dhe ta mbroja epërsinë, dhe mbajë përgjegjësi për këtë”, shtoi trajneri.

Juventus ndodhet tani në pozitën e tretë nga fundi i tabelës dhe nuk ka pasur start më të dobët në dekadën e fundit, dhe më gjatë. /Periskopi/

Shpërndaje në: