Allegri konfirmon dy mungesa të jashtëzakonshme kundër Chleseat

Allegri konfirmon dy mungesa të jashtëzakonshme kundër Chleseat

Max Allegri e ka konfirmuar se Paulo Dybala dhe Alvaro Morata sigurtë do të mungojnë kundër Chelseat.

Sot, Juventusi mposhti 3-2 Sampdorian duke regjistruar fitoren e parë në shtëpi të sezonit, transmeton Periskopi.

Njëkohësisht kjo ishte ndeshja e 400-të e Allegrit në Serie A.

”Është dashur ta përfundonim ndeshjen më herët, por pati gabime në këndore për 3-1 dhe pastaj një top i humbur në mesfushë për 3-2,” tha Allegri.

”Ne është dashur ta vrisnim ndeshjen më herët, jemi të lumtur me fitoren e dytë rresht, e para në shtëpi, dhe tash do të përgatitemi për Chelsean.

”Dybala dhe Morata sigurtë nuk dotë luajnë kundër Chelseat ose Torinos. Kjo është e sigurtë. Ne mund të shpresojmë që ata të rikthehen vetëm pas pushimit ndërkombëtar.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: