Allegri me frustrim Moratës: Bën mirë ta qepësh

Allegri me frustrim Moratës: Bën mirë ta qepësh

Një ndeshje jo, mes gabimeve në pasime dhe golave të gabuara në mënyrë të pabesueshme – edhe për shkak të mbrëmjes së mrekullueshme të Sirigut -, nervozizmit në rritje e, në fund, një kartoni të verdhë për protesta dhe zëvendësimi.

Nata e Alvaro Moratas nuk ishte tamam për t’u mbajtur mend, veçanërisht nëse asaj që u pa në fushë i shtohet edhe përplasja e ashpër me Max Allegrin në momentin e zëvendësimit.

Duke u kthyer në pankinë, në fakt, spanjolli nuk e fshehu shqetësimin e tij dhe trajneri i Juventusit nuk ia zgjati shumë:

“I dhurove një faull, duhet ta qepësh!”, i bërtiti Allegri duke e kapur për krahu. Dhe përsëri: “Je duke bërë rrëmujë!”, ndësa gjatë gjithë kohës Morata përsëriste mes të dëshpëruarit dhe të zemëruarit: “Po çfarë kam bërë!? Çfarë kam bërë!?”.

Shpërndaje në: