Allegri-Spalletti sherr në konferencë për shtyp: Një herë që fitoj më bën moral

Allegri-Spalletti sherr në konferencë për shtyp: Një herë që fitoj më bën moral

Klimë e zjarrtë pas ndeshjes Napoli-Juve dhe nerva të tensionuara mes Luciano Spallettit dhe Massimiliano Allegrit, protagonistët e një sherri të ashpër në sallën e shtypit të stadiumit ‘Maradona’, në momentin e kalimit të stafetës.

Sipas rindërtimeve të fakteve nga gazetarët e pranishëm, kur dy trajnerët u takuan ndërsa njëri doli nga konferenca dhe tjetri po hynte, trajneri i Juventus akuzoi kolegun e tij se kishte ‘bërë një ngatërresë’ me arbitrin.

“Këto gjëra – u përgjigj trajneri i të kaltërve – nuk mund të durohen, më thoni kur e paskam bërë sepse me të vërtetë nuk mund të durohet”.

Përgjigja e Spallettit erdhi drejtpërdrejt në konferencë: “Nuk e prisja këtë përballje. Shkova ta përshëndesja në fillim dhe pastaj në fund, por ai ishte zhdukur dhe doja ta takoja edhe tani. Nuk patëm asnjë fërkim. Unë gjithmonë kam humbur, dreqin … Një herë që fitoj, vjen të më bëjë moral?”.

Shpërndaje në: