Allegri te Arsenali në verë? Italiani thotë se kjo mund të ndodhë

Allegri te Arsenali në verë? Italiani thotë se kjo mund të ndodhë

Italiani spekulohet se mund të drejtojë londinezët nga sezoni i ardhshëm, pasi trajneri Arsene ëenger ka shumë gjasa të mos vazhdojë më drejtimin e ‘topçinjve’.

Dhe, Allegri nuk e përjashton një mundësi të tillë.

“Unë kam kontratë të vlefshme edhe për një vit e gjysmë. A do të largohem? Ne duhet të ecim përpara, ne po zhvillohemi dhe ky është viti im i tretë te Juventusi. Shpresoj që do të vazhdojë, por kjo do të varet prej udhëheqësve të ekipit dhe meje. Ne do të shohim në qershor”, tha Allegri. /Periskopi.com

Shpërndaje në: