Alma Lama: Ka ambasadorë të Kosovës që nuk dinë të shkruajnë e-mail

Alma Lama: Ka ambasadorë të Kosovës që nuk dinë të shkruajnë e-mail

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë një shqyrtim për mënyrën sesi kanë marrë grada ambasadorët në Kosovë.

Lama u shpreh se ka ambasadorë të Kosovës të cilët nuk dinë të shkruajnë e-mail dhe nuk dinë asnjë gjuhë të huaj.

Jo gjuhën e vendit ku shërbejnë, por as anglishten. Të mos flasim më për kulturën dhe njohuri të tjera”.

“Ka pasur shkelje masive nëpër vite të mënyrës si janë marr gradat në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Do të duhej të fillonte shqyrtim se si janë marr gradat. A i kanë ata aftësitë diplomatike për të përfaqësuar Kosovën. Qeveria e Kosovës duhet ta shqyrtojë këtë sepse diplomacia është fytyra e shtetit”, tha Lama në  RTV Dukagjini

 

Shpërndaje në: