Alphonso Davies dëshmon se është lojtari më i shpejtë në botë, me këtë gol të çmendur

Alphonso Davies dëshmon se është lojtari më i shpejtë në botë, me këtë gol të çmendur

Alphonso Davies ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm me fanellën e Kanadasë.

Mbrojtësi i krahut dëshmoi shpejtësinë e tij të çmendur në ndeshjen kundër Panamasë dhe goli i tij tani po bënë bujë të madhe nëpër medie.

Lojtari i Bayern  është vetëm 20 vjeç por mori vëmendjen që nga sezoni 2019/20, dhe shpejtësia është një nga gjërat që e karakterizojnë më së shumti.

Në ndeshjen ndaj Panamasë, në një situatë ku topi dukej i humbur për kanadezët, Davies bëri një sprint të çmendur për të marrë topin nga hiçi, duke i kapur në befasi kundërshtarët, përcjell Periskopi.

Pasi mori topin, Davies dribloi për mrekulli një kundërshtar dhe më pas goditi me të majtën për ta lënë pa gjasa portierin e Panamasë.

Më poshtë mund ta shihni golin për të cilin bëhet fjalë. /Periskopi/

Shpërndaje në: