Altintas kishte marrë pushim mjekësor në ditën e vrasjes së ambasadorit rus
Qeveria e ka identifikuar Mevlut Mert Altintas si vrasësin që bërtiste “Mos e harroni Halepin!” dhe që qëlloi pandërprerë drejt ambasadorit Andrey Karlov teksa ai mbante fjalim në një galeri arti në kryeqytetin turk.
Të hënën, Altintas kishte thirrur policinë speciale të Ankarasë ku punonte që 2 vjet e gjysmë dhe kishte thënë se nuk ishte mirë e se do të dërgonte një raport shëndetësor kur të kthehej në punë.
Altintas kishte kaluar natën para vrasjes së hënën në një hotel afër qendrës së Ankarasë, ka thënë zyrtari për Reuters, transmeton koha.net.
“Ai eci në këmbë nga hoteli te galeria. Tregoi kartelën e policit në hyrje”, ka thënë zyrtari.
Altintas kishte gjuajtur 11 herë me nëntë nga plumbat që goditën Karlovin.



