Ambasada amerikane nderon me çmime ekipin e saj në Kosovë

Ambasada amerikane nderon me çmime ekipin e saj në Kosovë

Sot është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore për anëtarët e ekipit të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Me këtë rast ambasadori amerikan Jeff Hovenier është shprehur i kënaqur të njihet me anëtarët e ekipit të ambasadës që drejton ai.

“Ishte nderi dhe kënaqësia ime sot të njoh anëtarët e ekipit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë për punën e tyre të jashtëzakonshme në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta në ceremoninë tonë vjetore të çmimeve”, tha ambasadori Hovenier.

Shpërndaje në: