Ambasada amerikane në Berlin: Nënshkrimi i dy marrëveshjeve Kosovë- Serbi, historik

Ambasada amerikane në Berlin: Nënshkrimi i dy marrëveshjeve Kosovë- Serbi, historik

Pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve asaj për hekurudha dhe asaj për autostradën në mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar edhe ambasada amerikane në Berlin, shkruan Periskopi.

Në një postim në twitter kjo ambasadë, e ka quajtur historike arritjen e këtyre dy marrëveshjeve.

“Ambasadori Grenell e ka hapur Konferencën e Sigurisë në Mynih me nënshkrimin e marrëveshjes historike për hekurudhat dhe autostradat midis Serbisë dhe Kosovës, pas marrëveshjes së muajit të kaluar për të rivendosur fluturimet direkte midis Beogradit dhe Prishtinës”, shkruhet në njoftimin e ambasadës./Periskopi/

Shpërndaje në: