Ambasada Amerikane: Në dekretin e Trump nuk përfshihen hebrenjtë
Në deklaratën e publikuar në ueb faqen e ambasadës së SHBA-ve në Tel Aviv, u theksua se “Udhëtarët të cilët kanë pasaportë izraelite dhe viza të vlefshme, edhe nëse janë lindur në një ndër 7 vendet ose nëse janë shtetas të një nga këto 7 vende nuk do t’i nënshtrohen ndalimit në fjalë.”
Në deklaratën e ambasadës gjithashtu u theksua se do të vazhdohet të jepet vizë për hebrenjtë e atyre 7 shteteve për të cilët ndalojhet hyrja.
Presidenti amerikan, Trump, përmes një dekreti më 27 janar, pezulloi hyrjen në SHBA të refugjatëve sirianë dhe ndaloi për 90 ditë atë të shtetasve nga Iraku, Irani, Siria, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni.



