Ambasada Amerikane në Prishtinë njofton për telefonatën Sullivan – Kurti: Shqetësim për mobilizimin ushtarak serb në kufi me Kosovën

Pas Shtëpisë së Bardhë ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë duke njoftuar për bisedën e Këshilltarit për Çështje të Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, ka zhvilluar mbrëmë me kryeministrin Albin Kurti, shkruan Periskopi.
Ambasada Amerikane ka theksuar shqetësimin për mobilizimin ushtarak serb në kufi me Kosovën.
“Këshilltari i Presidentit për Çështje të Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan ka biseduar dje në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Z. Sullivan përcolli ngushëllimet për humbjen e policit të Kosovës të vrarë në krye të detyrës gjatë sulmeve të dhunshme të ndodhura më 24 shtator. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën”, thuhet në njoftim.
Ndryshe për këtë ende nuk ka reagur ambasada Amerikane në Serbi.