Ambasada Britanike: E kemi pranuar kërkesën për hetim në rastin Dehari, po e shqyrtojmë

Ambasada Britanike: E kemi pranuar kërkesën për hetim në rastin Dehari, po e shqyrtojmë

Ambasada Britanike në Kosovë  i tha Periskopit se e ka pranuar këtë kërkesë të ministers së drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Ambasada, në përgjigjen për Periskopin tha se kërkesa është duke u shqyrtuar nga organet përgjegjëse dhe se ende nuk dihet se kur përafërsisht mund të merret një vendim për përfshirjen e policisë britanike në këtë hetim.

“E gjitha që mund të themi është se kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë për hetim nga policia britanike është pranuar në ambasadë, dhe jemi në shqyrtim e sipër”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Një hetim të pavarur, për shkak të hezitimeve që t’i besojnë organeve vendore, është duke e kërkuar familja e Astrit Deharit, gjithashtu edhe Vetëvendosje.

Të premten u publikua raporti i autopsisë nga ekspertët e mjekësisë ligjore rreth vdekjes së ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, por raporti u prit me dyshime nga familjarët dhe avokati, Tomë Gashi.

Për ta bërë edhe më të dyshimtë raportin e prezantuar, mediat vendore publikuan lajme që vërtetuan joprofesionalizmin e dy ekspertëve ligjor që ishin pjesë e autopsisë në rastin Dehari. /Periskopi/

Shpërndaje në: