Ambasada britanike në Kosovë: Takimi në Bruksel – mundësi për normalizim marrëdhëniesh

Periskopi.com Lajme

Ambasada britanike në Kosovës ka thënë se takimi i nesërm që pritet të ndodhë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq është një mundësi e mirë për t’i ulur tensionet dhe për t’i normalizuar marrëdhëniet.

Kurti dhe Vuçiq do të takohen të enjten në mëngjes në Bruksel, ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesi i lartë të BE-së.

“I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, foli dje me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin serb, duke nënvizuar shqetësimin e Mbretërisë së Bashkuar për rritjen e tensioneve dhe gjuhën e nxehtë të ditëve të fundit”, ka shkruar ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

“Udhëheqësit tani kanë mundësinë dhe përgjegjësinë në bisedimet e tyre në Bruksel për të vënë qytetarët e tyre në radhë të parë, për të forcuar më tej arritjet e deritanishme në dialog dhe për të bërë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”.