Ambasada e Amerikës-kosovarëve: Vaksinohuni

Ambasada e Amerikës-kosovarëve: Vaksinohuni
Derisa në Kosovë pati një ngritje të madhe të numrit të të infektuarve me virusin COVID-19, të shpeshta janë thirrjet për vaksinim më të madh të qytetarëve.

Kësisoj së fundi nga Ambasada e Amerikës në Kosovë kanë bërë thirrje për vaksinim, duke theksuar se kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur veten, familjen dhe komunitetin.

Në publikimin e ambasadës ndër të tjerash theksohet se kur të përfundojë donacioni i paraparë i Amerikës për shpërndarjen e vaksinave në Kosovë do të sillen gjithsej mbi 700 mijë doza të vaksinës.

“Por vaksinat funksionojnë vetëm nëse individët vaksinohen. Prandaj, ju lutemi të vaksinoheni për të mbrojtur veten, familjet tuaja dhe komunitetin tuaj. Së bashku ne mund të mposhtim COVID-19”.

Duhet përkujtuar që tani për tani në vend janë afro 20 mijë raste aktive të të prekurve me koronavirus.

Shpërndaje në: