Ambasada e Kosovës në Austri ka një njoftim për kosovarët që jetojnë atje

Ambasada e Kosovës në Austri ka një njoftim për kosovarët që jetojnë atje

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njofton të gjithë shtetasit e saj se me lehtësimin e masave në Austri, shërbimi Konsullor do të punojë vetëm me terminë paraprake dhe duke u dhënë përparësi rasteve emergjente.

Postimi i plotë:

Njoftim lidhur me shërbimet konsullore!

Me lehtësimin e masave të lëvizjes dhe respektimin e rregullave të distancës për parandalimin e virusit covid -19 në Austri, Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ju njofton se Shërbimi Konsullor do të punoj vetëm me termine paraprake, duke ju dhënë përparësi rasteve emergjente.

Për termine dhe informata:
tel.: +43 1 504 74 00 (orari 10.00-12.00 dhe 13.30-16.00) ose me E-Mail: [email protected]

Numri emergjent: +43 664 2233 409 (vetëm për raste emergjente).

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj. 

Shpërndaje në: