Ambasada shqiptare në Romë: Shtatë të lënduarit në Itali, janë në gjendje të mirë

Ambasada shqiptare në Romë: Shtatë të lënduarit në Itali, janë në gjendje të mirë

Shtatë shqiptarët që mbetën të plagosur nga tërmeti shkatërrues në Italinë Qëndrore janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Pesë prej tyre ndodhen në spitalin e Romës dhe pritet që të dalin shumë shpejt. Gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar dhe nuk ka rrezik për jetën.

Këtë gjë e konfirmon ambasada shqiptare në Itali, e cila thekson se nuk ka të dhëna për shqiptarë të tjerë që mund të jenë të plagosur.

Kurse një tjetër shqiptar mbeti i vdekur nga tërmeti. Ai është Erjon Toro, baba i tre fëmijëve. Erjon Toro u gjet i pajetë nën gërmadhat e ndërtesave, ndërsa e plagosur u gjet bashkëshortja e tij./Opinion/

Shpërndaje në: