Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre presidentes Osmani

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre presidentes Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Me anë të një komunikate për media nga Presidenca, është bërë e ditur se takimet janë zhvilluar ndaras me secilin ambasador.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës së Britanisë së Madhe Jacob Ëebber dhe të Gjermanisë Jan-Axel Voss”, thuhet në komunikatë.

Presidenca tutje në komunikatë ka bërë të ditur se Osmani me ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Quintit ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, me theks të veçantë në koordinimin në politikën e jashtme.

Shpërndaje në: