Ambasadori amerikan: Krenar që mora pjesë në Paradën e Krenarisë në Prishtinë

Ambasadori amerikan: Krenar që mora pjesë në Paradën e Krenarisë në Prishtinë

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka marrë pjesë në Paradën e Krenarisë që u organizua sot në Prishtinë.

Shefi i misionit diplomatik të SHBA-së në Kosovë u shpreh se ndihet krenar që iu bashkua stafit të ambasadës dhe kolegëve ambasadorë në ecjen e krenarisë në kryeqytet.

“Krenar që u bashkova me stafin e Ambasadës, kolegëve të trupit diplomatik dhe më e rëndësishmja qytetarëve të Kosovës në #ecjenekrenarisë sot në Prishtinë. Ne njohim dhe festojmë fuqinë e diversitetit të Kosovës dhe kontributin e personave LGBTQI+ këtu në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar ai.

Në përkrahje të komunitetit LGBTIQ+ dolën ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Vlora Çitaku nga PDK, Sibel Halimi nga LDK dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Por aty su dukën presidentja Osmani e as kryeministri Albin Kurti.

Për dallim nga shefi i ekzekutivit, në paradë morën pjesë disa deputetë të VV-së. Përkrah marshuesve u panë ministrat Hajrulla Çeku, Arbërie Nagavci, Artane Rizvanolli dhe deputetët Dimal Basha, Mimoza Kusari-Lila e Fitore Pacolli.

Shpërndaje në: