Ambasadori amerikan lavdëron RTK-në

Ambasadori amerikan lavdëron RTK-në

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett në një intervistës për RTK-në, ka lavdëruar punë që bën transmetuesi publik.

“Prandaj, mund të rri këtu dhe të lavdëroj rolin e transmetuesit publik, gazetaria hetuese është shumë e rëndësishme”, ka thënë Kosnett.

Sipas tij, një çështje që paraqet shqetësim të madh për rolin e mediave në demokraci, si në SHBA, ashtu edhe në Kosovë, është se ka prirje të tregut që njerëzit që të gjejnë media që duket që ua sforcojnë pikëpamjen e tyre.

Kosnett gjatë kësaj interviste ka folur edhe për Komisionin Qëndron Zgjedhor (KQZ) dhe zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Mendoj se këto janë zgjedhje të rëndësishme për Kosovën dhe dje unë dhe kolegët e mi nga Quint-i dhamë një deklaratë, duke i nxitur të gjitha partitë që janë në garë dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në mbajtjen e zgjedhjeve të suksesshme, për të ulur tensionin, sepse gjërat janë shumë emocionale dhe të përqendrohen në nevojat e popullit të Kosovës për të pasur mundësinë që t’iu dëgjohet zëri përmes votës, si dhe për rëndësinë e partive që të flasin se cilat do të jenë politikat e tyre. Kjo gjë shpesh mbytet nga zhurma e krejt politikës. Është me rëndësi që populli i Kosovës, i gjithë populli i Kosovës, të kuptojë se çka synojnë partitë të bëjnë për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve”, thekson ai.

Ambasadori amerikan ka thënë se qeveria e re amerikane do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën.

“Javën e kaluar, gjatë seancës dëgjimore për konfirmim para Senatit të SHBA-së, Tony Blinken, i cili është i zgjedhuri i presidentit Biden për postin e sekretarit të shtetit, tha se ai duartrokit punën që është bërë nga administrata e Trumpit për Kosovën dhe Serbinë. Kjo është në kontekst të përgjigjes së pyetjes që të gjithë po e bëjnë ‘a është marrëveshja e Uashingtonit ende në fuqi? A synon administrata e Bidenit që të vazhdojë punën e bërë nga administrata paraprake?’ dhe përgjigja në thelb për këto dy pyetje është po, ne e konsiderojmë Marrëveshjen e Uashingtonit në fuqi deri sa të ketë ndonjë ndryshim të mundshëm që mund të bëhet në të ardhmen dhe pres që do të vazhdojmë të punojmë mbi punën e bërë më herët”, ka deklaruar Kosnett.

Ambasadori amerikan ka folur edhe për temat tjera si bisedimet, dhomat e specializuara, sundimit e rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe për personat e pagjetur.

Shpërndaje në: