Ambasadori britanik: Asociacioni do të zgjidhte shumë çështje të rëndësishme
Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves ka folur lidhur me çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Hargreaves ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të zgjidhte shumë çështje të rëndësishme.
Sipas ambasadorit britanik asociacioni do të ishte mënyra më e mirë që shumë çështje të vështira të zgjidhen.
“Ka ende çështje të cilat duhet të trajtohen në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe nëse ato qartësohen deri në fund në kontekstin e dialogut, mendoj se shumë prej tyre do të trajtoheshin edhe përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Hargreaves në Kanal 10.
Më tutje ka folur për takimin e tij me serbët në veri të Mitrovicës.
Ai ka thënë se duhet të ketë marrëdhënie të shkëlqyeshme ndëretnike, ndërsa ka ndarë përvojën e tij me qytetarët serbë.
“Kam pasur mundësi që të vizitoj disa herë këtë vit veriun e Mitrovicës. Mendoj që është shumë e dobishme që të kuptoj dhe dëgjoj shpresat dhe aspiratat nga vetë njerëzit këtu”, ka thënë Hargreaves.
Hargreaves ka thënë se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e shkurtit do të ishte shumë pozitive.