Ambasadori britanik: Kosovë falëminderit, mikpritja juaj për Anglinë ishte absolutisht e mahnitshme (Video)

Ambasadori britanik: Kosovë falëminderit, mikpritja juaj për Anglinë ishte absolutisht e mahnitshme (Video)

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbot, ka falënderuar popullin e Kosovës, për mikpritjen që ia bëri ekipit anglezë dhe fansave anglezë.

Përmes një video të shkurtër të publikuar nga Ambasada britanike dhe ambasadori Aboot, ai thotë se ‘mikpritja e popullit të Kosovës ishte absolutisht e mahnitshme’, shkruan Periskopi.

“Kur kam arritur në Prishtinë në shtator, kam qenë krenar të jem Ambasador Britanik në Kosovë. Pas këtij vikendi jam edhe më krenar. Mikpritjen që populli i Kosovës i ofroi ekipit të Anglisë dhe fansave ishte absolutisht e mahnitshme. Do të dëshiroja të falënderoja nga thellësia e zemrës, popullin e Kosovës për mikriptjen që i kanë ofruar ekipit dhe përkrahësve anglezë këtë vikend.  Ishte me të vërtetë shumë e veçantë, dhe jam i sigurt që ju keni parë në rrjetet sociale  shumë komente nga përkrahësit anglezë që ishin këtu dhe që kishin një vikend të mrekullueshëm. Faleminderit shumë”, thotë Abott./Periskopi/

https://www.facebook.com/nicholasabbott2019/videos/2567628836658690/

Shpërndaje në: