Ambasadori britanik: S’ka politikë me virusin, të bashkuar e tejkalojmë këtë sëmundje

Ambasadori britanik: S’ka politikë me virusin, të bashkuar e tejkalojmë këtë sëmundje

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholass Abbott , përmes një postimi në rrjete sociale, tha se në këtë kohë është i mirëpritur bashkëpunimi mes komuniteteve.

Duke cituar Mbretëreshën Elizabet që tha se do ta tejkalojmë këtë sëmundje nëse jemi të bashkuar e të vendosur, Abbott tha se s’ka politikë me virusin.

“Në këtë kohë të vështirë, bashkëpunimi mes komuniteteve, që e kemi parë javën e shkuar mes ministrave Arben Vitia dhe Dalibor Jevtiq, dhe mes kryekomunarëve Agim Bahtiri e Goran Rakiq në Mitrovicë, është i mirëpritur dhe përshëndetur. Siç ka thënë edhe Mbretëresha dje, nëse jemi të bashkuar dhe të vendosur, do të tejkalojmë këtë sëmundje. S’ka politikë me virusin. Populli i Kosovës nuk meriton më pak”, shkroi Abbott.

Shpërndaje në: