Ambasadori francez tregon se cilin shembull mund të marrin Kosova e Serbia për pajtim

Ambasadori francez tregon se cilin shembull mund të marrin Kosova e Serbia për pajtim

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, thotë se filli i pajtimit rajonal, duke përmendur rastin e Francës dhe Gjermanisë, është dialogu i kompletuar.

Pajtimi, thotë ambasadori Chabert, është proces që vazhdon dhe nuk ndalon kurrë.

“Do të thosha që mes Francës e Gjermanisë pajtimi nuk është një gjë e kryer, akoma vazhdon, kemi një shkëmbim mes të rinjve, bursa shkollimi, trajnime të përbashkëta për të rinjtë dhe për 50 vite ishim më shumë se 8 milionë njerëz nga të dyja vendet të cilët kanë përdorur mjetet e programeve të shkëmbimit për të rinjtë. Por është një gjë që nuk ndalon kurrë. Pajtimi është proces që vazhdon. Pra, cili mund të jetë mësimi i nxjerr nga pajtimi rajonal mes Francës e Gjermanisë – fillimisht dialogu, pra dialogu i kompletuar”, ka thënë ai.

Bashkëpunimet në mes të të rinjve, sipas Chabertit, janë mundësi që të fillojë mirëkuptimi dhe të tejkalohet e kaluara.

“Mund të ketë tejkalim të kohës së shkuar dhe një pajtim të vërtet dhe duke thënë shkakun se përse në kohët e fundit ka pasur iniciativa të ashtuquajturën ‘Procesi i Berlinit’, pasi që ka nisur në Berlin i cili proces çoi në një iniciativë të re në Ballkan e cila quhet RYCO”.

Sipas Chabert, e rëndësisë jetike është që iniciativa e Berlinit t’u shërbejë edhe Kosovës e Serbisë, që bashkëpunimet mes shoqërisë civile dhe rinisë së dy vendeve të jenë sa më të mëdha.

Vetëm kështu, thotë ai, mund të ndodhë pajtimi.

“Kështu që mendoj se pajtimi politik dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mund të sjellë status të unifikuar por pas krahëve të këtij dialogu mund të bëhet edhe diçka mes shoqërisë civile, sepse nëse s’bëhet, as shoqëria civile nuk mund të kuptojë se çfarë është duke ndodhur mes pajtimit dhe dialogut”, theksoi ai.

Diplomati gjerman, Christian Heldt, në Rubikon të KTV-së ka folur për zyrën e rinisë franko – gjermane, e cila sipas tij, ka arritur që bashkojë rininë dhe të flasin për paragjykimet e tyre.

Heldt, duke e quajtur atë proces të shërimit të memories, vë në pah rëndësinë që të dy shtetet, ai gjerman dhe francez, i kanë kushtuar kësaj çështjeje.

“Por që të bëjmë siç e quajmë sot proces i shërimit të memories, kjo është më saktësisht ajo çfarë zyra e rinisë franko-gjermane sot ka arritur – t’i bashkojnë të rinjtë që të bisedojnë për paragjykimet e tyre dhe të zbulojnë që të tjerët nuk janë ashtu siç kemi menduar. Ata janë qenie njerëzore, europianë, qytetarë evropianë, e cila na kthen tek thënia themelore, ‘disa fuqi të huaja nuk e kuptojnë në të vërtetë shpirtin e Bashkimit Evropian’, nuk ka të bëjë me tregtinë e lirë, apo dogana, por ka të bëjë me shpirtin e qytetarisë evropiane, sepse nëse me të vërtetë shikoni historinë, e shihni se nuk mund të definosh asgjë sipas një koncepti tipik të një shteti komb, por me një trashëgimi shumë më të madhe që ndajmë me njëri tjetrin”, ka thënë Heldt.

 

Shpërndaje në: