Ambasadori gjerman: Pengimi i sportistëve kosovarë është shembull i Ballkanit të mbyllur

Ambasadori gjerman: Pengimi i sportistëve kosovarë është shembull i Ballkanit të mbyllur

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se politizimi i sportit nuk është asnjëherë ide e mirë.

Ai këtë e ka thënë pas pengimit nga Serbia që u është bërë boksierëve kosovarë për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror.

“Politizimi i sportit nuk është ide e mirë asnjëherë. Pengimi i boksierëve kosovarë për të marrë pjesë në kampionat shkon në drejtim të kundërt. Kjo fatkeqësisht është shembull i Ballkanit të mbyllur, jo të hapur”, është shprehur Rohde.

“Ashtu sikurse e tha dje Zëdhënësi i BE-së “pajtimi afatgjatë në mes të shoqërisë nis nga shkëmbimi intelektual, kulturor, sportiv dhe artistik. Këto shkëmbime janë të domosdoshme për të ndërtuar mirëkuptim të ndërsjellë”.

Shpërndaje në: