Ambasadori i Kosovës vodhi asetet e Ministrisë

Ambasadori i Kosovës vodhi asetet e Ministrisë

Ish -ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernand Nikaj, i cili aktualisht është ambasador i Kosovës në Belgjikë e ka lenë një “hije të zezë” në ministrinë të cilën e ka drejtuar gjysmë mandati.

Emri i tij është me i përfoluri në këtë ministri, jo për ndonjë sukses apo punë të mirë por për një veprim shumë të ulët që nuk është pritur nga Nikaj.

Burime të portalit INFOKUSI kanë bërë të ditur se ish-ministri Bernard Nikaj ka përvetësuar disa paisje të ministrisë para se të largohet nga aty. Behët fjalë për loptopin, telefonin, dhe disa gjësende të tjera që i kishte në shfrytëzim por kanë qenë asete të ministrisë dhe ai në momentin e largimit është dashur t’i dorëzoj.

“Ish-ministri Nikaj i ka marr ato pajisje. Ai e din dhe është njoftuar se nuk i takojnë dhe duhet t’i kthej në ministri por nuk e ka bërë një gjë të tillë. Një hije keqe për të sepse sot e asaj dite në ministri kjo punë komentohet si veprim i ulët, vjedhje”, ka thënë një zyrtar i kësaj ministrie për portalin INFOKUSI.

Zyrtarisht redaksia i ka dërguar pyetje zyrës për informim të ministrisë por ata nuk kanë kthyer përgjigje. Ndërsa në komunikim përmes telefonit njëri nga zyrtaret e ministrisë e ka konfirmuar këtë informatë dhe i ka thënë gazetarit të  INFOKUSI se kjo nuk është hera e parë që ata të cilët largohen përvetësojnë  në mënyrë të paligjshme pajisjet të cilat i kanë në zyre e tyre. Portalo Infokusi qe disa ditë ka provuar ta kintaktoj përmes telefonit edhe ish-ministrin Nikaj por komunimi me të ka qenë i pa mundur pasi telefoni i tij vazhdimisht del i shkyqur.

Shpërndaje në: