“Ambasadori” i presidentes në Shkup, Prindon Sadriu, shëtit rrugëve të Prishtinës dhe nuk shkon në Shkup

“Ambasadori” i presidentes në Shkup, Prindon Sadriu, shëtit rrugëve të Prishtinës dhe nuk shkon në Shkup

Bashkëshorti i Presidentes Osmani, Prindon Sadriu, i cili aktualisht përveç Zotëri i Parë është edhe i Ngarkuar me Punë të Ambasadorit në Maqedoninë e Veriut është kritikuar shpesh që as në punë nuk po shkon, për shkak të pushtetit të bashkëshortes së tij.

Ndonëse e merr pagën e ambasadorit prej rreth 3,400 eurosh, posedon veturë zyrtare 24 orë dhe i gëzon krejt beneficionet e ambasadorit, sipas burimeve brenda MPJD-së.

Sadriu de fakto sillet si ministër dhe bën çfarë të dojë në këtë dikaster qeveritar, pa i dhënë llogari askujt.

Periskopi ka siguruar fotografi të tij të sotme, ku shihet duke “shëtitur” nëpër sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.

Presidentja Vjosa Osmani dhe MPJD kanë rekomanduar dhjetëra ambasadorë të rinj për t’i dërguar nëpër botë, por deri më tani nuk kanë dërguar ambasador të ri në Maqedoninë e Veriut.

Sipas burimeve brenda Ministrisë së Jashtme, pozitën e ambasadorit e kanë lënë vakante në Shkup, që ta ushtrojë si i Ngarkuar me Punë të ambasadorit vetë bashkëshorti i presidentes Osmani, i cili normalisht i gëzon të gjitha beneficionet si ambasador.

Propozimi si ambasador i Prindon Sadriut dhe emerimi nga bashkëshortja e tij, presidentja Vjosa Osmani – Sadriu është i pamundur, sepse përbën konflikt interesi.

 

Shpërndaje në: