Ambasadori italian: Procesi i certifikimit të kandidatëve të kryhet sipas ligjit dhe pa ndërhyrje

Ambasadori italian: Procesi i certifikimit të kandidatëve të kryhet sipas ligjit dhe pa ndërhyrje

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando  në një deklaratë për gjendjen parazgjedhore në Kosovë, ka thënë se procedurat parazgjedhore siç është cerfikimi i kandidatëve për deputet duhet të kryhen sipas ligjit dhe pa ndërhyrje.

Ai ka thënë se Italia dhe BE-ja pret që të ketë një proces zgjedhor transparent.

“Italia së bashku me BE-në pret që institucionet e Kosovës të sigurojnë zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedurat parazgjedhore sikurse certifikimi i kandidatëve janë duke vazhduar dhe lejojnë ankesat. Ato duhet të kryhen sipas ligjit dhe pa ndërhyrje”, ka shkruar ai .

Shpërndaje në: