Ambasadorja Çitaku përshëndet vendimin e Trumpit për emërimin e O’Brienit: I ka shërbyer Bushit dhe Obamas

Ambasadorja Çitaku përshëndet vendimin e Trumpit për emërimin e O’Brienit: I ka shërbyer Bushit dhe Obamas

Para disa minutash, Presidenti Donald Trump ka emëruar si këshilltar të ri të Sigurisë Kombëtare, z.Robert C. O’Brien.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në Washington D.C., znj.Vlora Çitaku, e cila e ka përshëndetur këtë vendim, shkruan Periskopi.

Çitaku ka përmendur atë që tregoi Periskopi më herët, se O’Brien ka shërbyer edhe në Administratën e Presidentit George W. Bush dhe Barack Obamas.

Në javën e kaluar, Trumpi gëzoi qytetarët e Kosovës duke e shkarkuar nga detyra John Boltonin – që kishte bërë haptas fushatë kundër shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Të shpresojmë që qëndrimet e z.O’Brien në raport me vendin tonë do të jenë konstruktive. /Periskopi

Shpërndaje në: