Ambasadorja e SHBA në Tiranë vizitë të papritur në KQZ pas raportimit për financimin rus

Ambasadorja e SHBA në Tiranë vizitë të papritur në KQZ pas raportimit për financimin rus

Ka zgjatur për rreth 1 orë, takimi mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kreut të KQZ Ilirjan Celibashi, me prani edhe të përfaqësuesve të partive politike.

Takimi i sotëm në KQZ pason, raportin e zyrtarit amerikan, publikuar në ditë më parë, për financimet ruse ndaj partive politike në disa shtete, ku në Shqipëri, përmendej financimi I PD gjatë vitit 2017.

Pas mbërritjes në KQZ mësohet se ambasadorja amerikane ka zhvilluar një takim ‘kokë me kokë’ me kreun e këtij institucioni, Ilirjan Celibashi. Më pas takimit i janë bashkuar edhe përfaqësue të partive politike, konkretisht, Damian Gjiknuri nga PS, Jorida Tabaku nga PD, Monika Kryemadhi si edhe përfaqësuesi i republikanëve Arjan Madhi, ku në fokus të bisedës mësohet të ketë qenë financimi i partive politike.

Takimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vjen një ditë pasi një zyrtar i lartë amerikan pretendoi se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe mes tyre ishte Shqipëria.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha e mohoi duke deklaruar se “Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus.”

Shpërndaje në: