Ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari: Të mbijetuarit po trajtohen në spital, janë në gjendje shoku

Ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari: Të mbijetuarit po trajtohen në spital, janë në gjendje shoku

Ambasadorja e Shqipërisë në Sofje, Donika Hoxha ka folur për aksidentin fatal me autobus në Bullgari ku humbën jetën të paktën 45 persona.

Ajo dha detaje për të mbijetuarit e këtij aksidenti.

“Në spitalin e Pirogovit, Sofje ndodhen 7 personat e mbijetuar, ku 6 janë të vendosur në repartin e kirurgjisë plastike me djegie trupore dhe 1 në repartin e urgjencës me fraktura”.

“Personat mendohet se kanë lidhje familjare mes tyre dhe kanë qenë në fund të autobusit. Një vajzë 16-17 vjeçe do të operohet sot pasi ka fraktura në gju. Një i mbijetuar ka humbur familjarët e tij në aksident. Të mbijetuarit janë në gjendje shoku”, tha ajo për Klan Kosovën.

Viktimat ende nuk janë identifikuar zyrtarisht, por zyrtarët thanë se mes tyre ishin fëmijë dhe të rinj të moshës 20 deri në 30 vjeç.

Kanali televiziv maqedonas Alsat publikoi një listë me emrat që tha se ishin pasagjerë në autobus. Raportohet se shumica nga pasagjerët ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Shpërndaje në: