Amerika çon një hap para anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Amerika çon një hap para anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Presidenti rus Vladimir Putin mori një goditje të rëndë, pasi Shtetet e Bashkuara përfunduan procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancën e NATO-s.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb njofton mbi rëndësinë e zgjerimit të aleancës ushtarake në mbi dy dekada, ndërsa pritet miratimi përfundimtar edhe i 7 vendeve të tjera.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara miratoi zyrtarisht të martën anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj sulmit rus kundër Ukrainës.

“Në një moment kur Rusia e Putinit ka shkatërruar paqen dhe sigurinë në Evropë, kur autokratët po sfidojnë themelet e një rendi të bazuar në rregulla, fuqia e Aleancës Transatlantike dhe angazhimi amerikan ndaj NATO-s është më i rëndësishëm se kurrë”, tha zoti Biden.

Shpërndaje në: