Amerika i ofron Kosovës shkollim në tri akademi ushtarake prestigjioze

Amerika i ofron Kosovës shkollim në tri akademi ushtarake prestigjioze

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar seministria që drejton, bazuar në ofertën e mëhershme dhe të tashmen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej 11.10.2021 deri më 25.10.2021, do të shpall konkurs për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në Akademinë Ushtarake Ëest Point, Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Detare të SHBA-së.

Mehaj njoftoi se sot kanë pranuar edhe ofertën për shkollim në Akademinë Detare të SHBA-së.

“Ne nuk kemi forca detare, por kjo është një mundësi e shkëlqyer për shkollim në programin akademik të Marinsave të SHBA-së dhe në programin e Sigurisë Kibernetike. Siç ju kemi njoftuar edhe më herët, Ministria e Mbrojtjes, bazuar në ofertën e mëhershme dhe të tashmen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej 11.10.2021 deri më 25.10.2021, do të shpall konkurs për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në këto tri akademi tejet prestigjioze. Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes për shkollim në këto akademi, procedurat e testimit dhe kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për aplikim, do të ju njoftojmë në shpallje të konkursit.

Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me partnerët amerikan, të gjithë të interesuarve, ju garanton proces fer dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen Më të mirët prej më të mirëve”, ka shkruar ai duke shprehur falënderim dhe mirënjohje për SHBA-të për mbështetjen e parezervë dhe të pazëvendësueshme për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Shpërndaje në: