Amerika në ethe: Gjetjet e Muellerit mund të çojnë në burg presidentin Trump

Amerika në ethe: Gjetjet e Muellerit mund të çojnë në burg presidentin Trump

Amerika u zgjua të dielën për të dytën ditë të pritjes për të kuptuar se çka përmban në raportin e Muellerit, shkruan The Guardian.

Donald Trump ishte në Floridë, në resortin e tij Mar-a-Lago, ndërsa llogaria e tij në Twitter vazhdon të jetë e heshtur edhe pas më shumë se një dite, kur për herë të fundit iu kishte dëshiruar ndjekësve të tij një ditë të mirë.

Të premten në mbrëmje Trumpi iu adresua shkurtimisht një tubimi republikan pa përmendur Muellerin dhe raportin e tij.

Zëvendës-sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë iu tha reporterëve se Trumpi ishte ‘mirë’ por nuk shtoi se me kënd luajti Trumpi golf apo se çka kishte thënë.

William Barr është njeriu që pritet të adresojë gjetjet e raportit të famshëm të Muellerit. /Periskopi

Shpërndaje në: